Veset qe demtojne dhembet tuaj

Veset qe demtojne dhembet tuaj

A po i shkatërroni dhëmbët tuaj pa e kuptuar?  Mund të jeni duke e bërë këtë nëse hani thonjtë apo këpusni etiketat dhe pjesët plastike me dhëmbë. Do ishte mirë të ndiqnit këshillën tonë:

“Lani dhëmbët dy herë në ditë,përdorni fillin dentar,shkoni për vizitë kontrolli tek dentisti juaj dhe përdorni një dietë të balancuar ushqimore.”

Më poshtë do ju paraqisim disa veprime apo vese të cilat dëmtojnë dhëmbët tuaj pa e kuptuar.

  1. Përdorimi i tepërt i pijeve dhe ushqimeve me përmbajtje sheqeri.

Harrojini biskotat dhe karamelet, ato ndikojnë dukshëm në krijimin e kaviteteve dentare. Por gjithësesi duhet treguar kujdes edhe ndaj produkteve të tjera prej nga mund të marrim elemente të sheqerit,si psh pijet e ndryshme dhe shurupet. Mund ta evitoni këtë duke larë dhëmbët pas ngrënies si dhe duke ulur në minimum përdorimin e produkteve sheqerore.

  1. Mungesa e ujit

Shmangni pijet energjike, lëngjet me esenca dhe çajrat e ftohtë nëse dëshironi të ruheni nga prishjet dentare. Në vend të tyre pini UJË. Uji jo vetëm që mban trupin tuaj të hidratuar por gjithashtu hidraton edhe ambjentin e gojës. Një gojë e thatë përbën ambjentin e favorshëm që bakteret të shkaktojnë kavitete dentare. Gjithashtu uji përmban edhe Flour, element që ndikon dukshëm në uljen e prishjeve. Prandaj është shumë e rëndësishme që të pini sa më shumë ujë të mundeni.

  1. Kafshimi i thonjve

Mbajini gishtat larg gojës. Kur kafshojmë thonjtë, vendosim nofullën tonë në pozicion protruziv, pra nofulla e poshtme del më përpara dhe lëviz në mënyrë të përsëritur dhe jo fiziologjike. Kjo mund të shkaktoj dhimbje dhe diskomfort në kyce, si dhe të konsumojw smaltin e dhëmbëve tuaj. Kjo është edhe një nga shkaqet e dhëmbëve të ciflosur apo të abraduar.

Mundohuni të shmangni kafshimin e thonjve ose ulni nivelin e stresit që e shkakton këtë gjë.

  1. Larje me forcë e dhëmbëve

Furcimi me forcë gjatë larjes së dhëmbëve,mund ti gwrryejw ata. Kjo shkakton jo vetëm gërryerjen e smaltit duke krijuar kavitete dhe prishje,por edhe tërheqje të mishrave të dhëmbëve.

Si pasojë kemi ekspozim të rrënjëve të dhëmbëve,gjë e cila nuk është as e bukur estetikisht.

Konsiderojeni larjen e dhëmbëve si masazh për dhëmbët dhe mishrat-përdorimi i furcave me fije të buta do të ishte një zgjidhje për këtë rast.

  1. Përdorimi i pijeve dhe ushqimeve me përmbajtje acide

Njerëzit që vuajnë nga refluksi gastrik (refluks acid) apo që konsumojnë ujë me limon janë më të prirur që të kenë dëmtime në dhëmbët e tyre. Ushqimet me përmbajtje acide shkaktojnë shkatërrim të smaltit (shtresa e cila mbulon dhëmbin dhe e ruan atë prej prishjeve ) . Lëngjet e frutave, uji i gazuar me limon si dhe disa lloj salcash pikante, kanë përbërje acide të rritur dhe mund të shkaktojnë gërryerje të smaltit.

  1. Neglizhenca ndaj dhëmbëve të qumështit.

Fëmijëve ju ndërrohen dhëmbët e qumështit, por kjo nuk do të thotë se ata nuk janë të rëndësishëm për shëndetin. Në fakt gjendja e këtyre dhëmbëve shërben edhe si parashikues se sa e mirë do të jetë edhe gjendja e dhëmbëve të përhershëm. Eshtë e vërtetë që dhëmbët e qumështit ndërrohen, por secili prej tyre ka kohën se kur kjo gjë duhet të ndodhë. Nëse një dhëmb qumështi prishet dhe si pasojë hiqet para kohe, dhëmbët e tjerë do afrohen dhe si pasojë nuk do të ketë vend të mjaftueshëm për daljen e dhëmbit të përhershëm.  Pra humbja para kohe e një dhëmbi të përkoshëm shkakton spostim të dhëmbëve të tjerë, dhe si pasojë nevojën e përdorimit të braketave në të ardhmen.

  1. Përdorimi i dhëmbëve si mjet mekanik.

Përdorimi i dhëmbëve për të hapur shishet, këputur etiketat, këputje të objekteve të forta apo për cdo qëllim tjetër përvec përtypjes mund të shkaktojë thyerjen e dhëmbeve tuaj. Dëmtimi i tyre mund të jetë edhe ndonjë krisje e vogël, e padukshme për syrin tuaj, por që me kalimin e kohës mund të përkeqësohet dhe të infektohet. Kështu që është shumë e rëndësishme ti kushtojmë rëndësi diskolorimit të dhëmbit në ditët dhe javët pas traumës, pasi ajo është shenja e parë e dëmtimit serioz të tij.

  1. Thithja e gishtit

Duket si ves i pafajshëm, por në fakt thithja e gishtit mund të shkaktojë dëmtim të konsiderueshëm në gojën e fëmijës tuaj. Vesi shkakton thellim të qiellzes si dhe spostim të dhëmbeve sidomos të frontaleve sipër duke i nxjerr ata përpara. Prandaj është e rëndësishme të paraqiteni tek dentisti kur fëmija juaj mbush një vjec. Aty do të merrni këshillat e duhura për kujdesin dentar si dhe se si mund tia hiqni fëmijës tuaj këtë ves. Disa nga metodat konsistojnë në: në vend që ta qortoni kur fëmija juaj thith gishtin,bëni të kundërtën: lavdërojeni kur ai nuk e bën këtë gjë,apo tia limitoni thithjen e gishtit vetëm në momentin që fle , duke ia eleminuar atë gjatë ditës.

  1. Pirja e duhanit

Tashmë është e ditur që pirja e duhanit shkakton dëme të konsiderueshme në shendetin tuaj. Ai mund të shkaktoj probleme respiratore si dhe rrit riskun për kancerin e gojës. Gjithashtu  kimikatet që gjenden tek nikotina mund të krijojnë njolla në dhëmbët tuaj të cilat janë shumë të vështira për tu hequr,duke mos përmendur këtu edhe aromën e keqe që shkakton në gojën tuaj. Përdorimi i vazhduar i duhanit nxit edhe krijimin e pllakës dentare,e cila në vetvete shkakton sëmundje të mishrave të dhëmbëve.  Dhe kjo nuk është aspak e mirë pasi sëmundjet e mishrave janë një nga shkaqet të cilat cojnë në humbjen e dhëmbëve. Kështu që ne ju sygjerojmë te lini pirjen e duhanit,ose ta kufizoni atë në minimum.

  1. Përtypje e akullit.

Ju pini një gllënkë nga lëngu juaj, kapni një copë akull dhe cfarë bëni? E përtypni,apo jo. Veprim i gabuar! Mos e bëni këtë nëse doni të shmangni dëmtime serioze dhe të dhimbshme në dhëmbët tuaj. Akulli është shumë i fortë dhe si pasojë mund të shkaktoj thyerje të dhëmbëve apo të mbushjeve. Përsëritja e shpeshtë e këtij vesi mund të japë edhe dhimbje kyçesh apo ndjeshmëri të dhëmbëve.