Terapi

Trajtim I dhembeve te kariuar dhe endodontike.

Terapia është sherbimi që ka për qëllim trajtimin e  dhëmbit si rezultat i proceseve karioze, traumave dentare etj..Trajtimet behen duke ruajtur sa më shumë të jetë e mundur strukturën e dhëmbit dhe zëvendësimin e pjeses së munguar me materiale që ofrojnë rezultate estetike dhe funksionale të ngjashme me dhëmbin. Trajtimi endodontik është i nevojshëm kur pulpa e dhëmbit inflamohet për shkaqe të ndryshme siç mund të jenë një karies i thellë apo trauma të dhëmbit të cilat shkaktojnë edhe nekrozën (vdekjen) e pulpës. Shpesh nekroza sjell dhe formimin e infeksioneve që arrijnë në pjesën kockore duke formuar atë që quhet absesi dentar kronik ose akut. Të gjitha këto situata zgjidhen me terapinë endodontike të dhëmbit, e cila konsiston në pastrimin e dhëmbit nga pulpa e inflamuar ose nekrotike, përpunimin e sistemit kanalar me instrumetet përkatës dhe mbushjen e këtij sistemi me materiale biokompatibel.