Sterilizimi

Sterilizimi

Në klinikën tonë, dy punonjëse i kushtohen tërësisht pastrimit dhe sterilizimit të klinikës. Veglat pasi lahen me solucionet përkatëse, imbustohen dhe vendosen në autoklavë për sterilizim. Klinika disponon 2 autoklava. Larja dhe mirëmbajtja e poltronave bëhet gjithashtu me solucione të veçanta dhe në fund të pastrimit, bëhet sterilizimi me aparatin HYGIENIO. Falë sistemit HYGIENIO është e mundur përzierja dezinfektues i lëngshëm + avull e cila, në kontakt më një sipërfaqe çfarëdo lejon apo mundëson një trajtim homogjen e të vazhdueshëm. Avulli i ngarkuar me grimca dezinfektuese shpërndahet dhe qëndron në të gjitha sipërfaqet si mure, dysheme, mobilie dhe objekte të çdo forme e materiali duke mos lejuar shtimin e baktereve as në sipërfaqen më të vogël.