Silantet

Silantet

Silantët janë veshje plastike të holla të aplikuara në sipërfaqet përtypëse të dhëmbëve posteriorë.
Arsyeja kryesore e aplikimit të silanteve është parandalimi i prishjes së dhëmbëve. Fluori në pastat e dhëmbëve mbron sipërfaqet e lëmuara të dhëmbëve, por dhëmbët e pasmë kanë nevojë për mbrojtje shtesë. Silantet mbushin të thelluarat në sipërfaqet përtypëse duke eleminuar grumbullimin e mbeturinave ushqimore dhe bakterieve.
Sipërfaqia përtypëse e dhëmbëve të pasmë është e ashpër si rrjedhojë e thellimeve dhe e gropëzave. Bakteriet dhe mbeturinat ushqimore mund të ngecin në to, duke qëndruar për një kohë të gjatë dhe qimet e furcës nuk mund ti eleminojnë ato. Bakteriet në gojë shfrytëzojnë sheqernat e ushqimeve dhe prodhojnë acide. Me kalimin e kohës acidet ndikojnë në formimin e kaviteteve. Për parandalimin e prishjeve të dhëmballëve është e rëndësishme që të përdorim silantet.
Kur mund të përdoren silantet?
Fëmijët mund të silanojnë dhëmballët e përhershme sapo dalin përpara se tek to të shfaqet kariesi. Dhëmballa e parë e përhershme del ndërmjet moshës 5 dhe 7 vjeç. Dhëmballa e dytë e përhershme del ndërmjet moshës 11 dhe 14 vjec. Silantet mund të zgjasin nga 1-10 vjet, por duhet të kontrrollohen vazhdimisht tek dentisti, që të mos ketë rënie të pjeshme apo të plotë të tyre. Në raste të tilla dentisti I riparon ato. Por edhe në rast se një kavitet i vogël mbulohet rastësisht me silant, kariesi mund të mos përhapet, sepse ndërpritet furnizimi i vazhdueshëm me ushqime dhe bakterie.
Por për të parandaluar kariesin mund të përdorim edhe pasta apo shplarës të fluorizuar.
Fluori:
Rrit rezistencen e dhëmbëve ndaj kaviteteve.
Riparon sipërfaqet e vogla të prishura përpara se të kthehen në kavitete të mëdha.
Ul fuqinë e bakterieve për të shkaktuar karies.

Fluori ndihmon më shumë në sipërfaqet e lëmuara, dhe është më pak efektiv në sipërfaqet okluzale të dhëmbëve të pasëm. Larja e rregullt e dhëmbëve me furcë dhe pastë të fluorizuar ndihmon në parandalimin e kaviteteve.