Si te zvogeloni rrezikun e kariesit dentar

Si te zvogeloni rrezikun e kariesit dentar

Kariesi dentar është një sëmundje komplekse që shkaktohet nga bakterie, dhe mund të lidhet me faktorë të rëndësishëm si konsumimi i ushqimeve dhe pijeve, larja e dhëmbëve dhe përdorimi i fillit si dhe nga vullneti juaj për të mbajtur dhëmbët e shëndetshëm.

Shumë njerëz mendojnë se dhëmbët e kariuar (të prishur) janë normal dhe nuk krijojnë probleme
shëndetësore. Ky fakt nuk është i vërtetë. Dhëmbët e pishur mund të shkaktojnë disa probleme si:
− Erë tw keqe
− Ngjyrosje të dhëmbëve
− Mbindjeshmëri dhe dhembje
− Vështirësi në ushqyerje
− Infeksione të dhëmbëve

Bakteri kryesor përgjegjës për prishjen e dhëmbëve është Streptokoku Mutans. Faktorët kryesorw që
ndikojnë në shumimin e këtij bakteri dhe përcaktojnë prishjen e dhëmbëve janë:
1. Dieta juaj
2. Sasia e fluorit në sipërfaqet e dhëmbëve.
Është e rëndësishme që të informoheni se kavitetet e reja që shfaqen në sipërfaqet e dhëmbëve
mund të parandalohen nese reduktoni shpeshtësinë e marrjes së karbohidrateve (sheqernave)
gjatë ditës. Njerëzit që konsumojnë 3−5 herë në ditë sheqerna, kanë tendencë të zhvillojnë një numër më tëmadh kavitetesh. Rreziku për kavitete rritet, nëse periudha ndërmjet dy konsumimeve është më pak se20 minuta.
Kjo ndodh pasi sa herë ushqeheni, edhe bakteriet në gojë ushqehen. Ato përdorin karbohidratet për të prodhuar acid dhe duhet rreth 20 minuta që acidi të neutralizohet. Sa më shpesh që të prodhohet acidi, aq më e madhe është mundësia për formimin e kaviteteve dhëmbore. Shmangni konsumimin e pijeve freskuese (Cola, Pepsi etj) dhe kafeve me sheqer në mënyrë të vazhdueshme gjatë ditës (psh. Mbajtja dhe konsumimi i pijeve mbi tryezën e punës për orë të tëra). Kjo furnizon bakteriet me ushqim të vazhdueshëm.
Ëmbëlsirat nuk janë të vetmet ushqime që nxisin formimin e acideve dhe kaviteteve.
Shumë ushqime që njerëzit i konsiderojne të shëndetshme si lëngjet e frutave, pijet energjike,
frutat e thata dhe patatinat e llojeve të ndryshme përmbajnë sasi të larta të sheqernave, që nxisin po ashtu kariesin dentar.
Frutat e freskëta dhe djathërat nuk shkaktojnë kavitete dentare. Sigurisht që nuk duhet të eliminoni gjithë karbohidratet nga dieta juaj e përditshme, por mundohuni të zvogëloni sasinë e tyre dhe konsumin ndërmjet vakteve.
Eliminoni gjithashtu mbeturinat ushqimore nëpërmjet furçës së dhëmbëve. Përdorni furçën e dhëmbëve 3 herë në ditë me pastë të fluorizuar pasi fluori rrit rezistencën e dhëmbëve tuaj ndaj kaviteteve. Nëse është e mundur, lajini dhëmbët pas çdo vakti. Kjo do të eliminojë mbeturinat ushqimore dhe asnjanësojë acidet në zgavrën e gojës. Shpëlarja e gojës me ujë pas vakteve ka pak efekt mbi acidet bakteriale, megjithëse mund të ndihmojë në eliminimin e mbeturinave ushqimore.
Dhëmbët po ashtu kanë nevojë për fluorizim të vazhdueshëm. Larja e dhëmbëve duhet të zgjasi 2−3 minuta, 3 herë në ditë. Përdorni një furçë me qime të buta dhe përdorni të paktën një herë në ditë fillin dentar.
Gjatë natës, sasia e pështymës ulet, duke lënë dhëmbët tuaj më pak të mbrojtur nga acidet bakteriale. Për këtë arsye larja e dhëmbëve me furçë dhe përdorimi i fillit dentar në mbrëmje janw shumë tw rëndësishme. Pas kësaj proçedure, përdorni shpëlarës goje të fluorizuar. Nuk rekomandohet të ushqeheni pas kësaj proçedure. Kjo procedure i jep dhëmbëve një shtresë mbrojtëse të fluorizuar.
Përtypja e çimçakëzit pa sheqer rrit sasinë e pështymës, duke ndihmuar në neutralizimin dhe pastrimin
e acideve bakteriale .
Nëse ndiqni këshillat e mësiperme, do të zvogëloni në mënyrë të konsiderueshme rrezikun e kaviteteve dentare.