Semundjet Periodontale

Semundjet Periodontale

Fjala periodont ka kuptim “përreth dhëmbit”.
Sëmundjet periodontale janë infeksione serioze bakteriale që shkatërrojnë fibrat lidhëse dhe kockën ku mbështeten dhëmbët.

Në rreth 20-30 % të pacientëve mund të shfaqen forma të avancuara të sëmundjeve periodontale të cilat nëse nuk trajtohen sjellin humbje të dhëmbëve.
Shkaktari kryesor i sëmundjeve periodontale është infeksioni nga pllaka bakteriale, një shtresë ngjitëse, e ngjyrosur që formohet në sipërfaqet e dhëmbëve.

Kushte të caktuara favorizojnë shfaqjen e sëmundjeve periodontale:

Përdorimi i duhanit
Përdorimi i duhanit lidhet me sëmundje serioze si : kanceri, sëmundjet e mushkërise dhe sëmundjet e zemrës, ashtu si shumë sëmundje të tjera serioze. Përdoruesit e duhanit kanë risk të lartë për shfaqjen e sëmundjeve periodontale. Duhanpirësit kanë tendencë të kenë forma më të avancuara të patologjive periodontale dhe i përgjigjen më pak formave mjekuese në krahasim me jo-duhanpirësit. Probabiliteti i shfaqjes së sëmundjes varet nga sasia e konsumit të duhanit. Shanset në duhanpirësit aktual janë më të mëdha në krahasim me ish-duhanpirësit. Lënia e duhanit ndikon në ruajtjen e shëndetshme të dhëmbëve.

Diabeti Melitus
Diabeti është një sëmundje që shkakton nivele të ndryshme të sheqerit në gjak. Nëse jeni diabetik, keni një risk më të lartë për të zhvilluar infeksione, si sëmundjet periodontale. Probabiliteti i shfaqjes rritet kur pacienti diabetik nuk kontrrollohet. Për diabetikët që janë në kontroll të vazhdueshëm, sëmundjet periodontale përgjigjen më mirë ndaj trajtimit dhe menaxhohen me sukses. Eshtë e rëndësishme për dentistin të ketë informacion nëse ka shfaqje të kesaj sëmundjeje në familjen tuaj.

Predispozita gjenetike
Ka evidencë të rëndësishme që trashëgimia mund të kontribojë në zhvillimin e sëmundjeve periodontale. Forma specifike të gingiviteve në të rinj kanë predispozitë të theksuar gjenetike. Nëse prindërit apo kushërinjtë tuaj kanë patur probleme periodontale,ju keni faktor risku të lartë për këtë patologji.

Probabiliteti i shfaqjes së periodontiteve rritet me numrin e faktorëve riskues të pranishëm. Disa faktorë si trashëgimia nuk mund të ndryshohen, sidoqoftë njohja me këto faktorë është e rëndësishme për parandalimin e sëmundjes dhe trajtimin e suksesshëm.
Higjena e mirë orale, lënia e duhanit, dhe ndjekia e instruksioneve të dentistit tuaj në lidhje me vizitat e rregullta për ekzaminimin dhe trajtimin e vazhdueshëm janë të rëndësishëm për përmirësimin e sëmundjeve periodontale.

Prandaj për të parandaluar sëmundje periodontale është e rëndësishme që:
Të mbani higjienë të mirë të gojës.
Kontrolle të vazhdueshme te mjeku stomatolog.
Pastrim i gurëzave 1 herë në 6 muaj.
Eleminim i faktorëve të riskut.