Pulpitet

Pulpitet

Patologjitë pulpare ose pulpitet janë sëmundje të pulpës së dhëmbëve që takohen shumë shpesh në praktikën e përditshme dhe që kryesisht shoqërohen me dhimbje të forta. Pulpa e dhëmbit është një masë konjuktivo-vaskulare me origjinë mezenkimatoze. Ajo shtrihet në kurorën e dhëmbit dhe në kanalet e rrënjëve.

Pulpitet vijne nga shkaqe të ndryshme si:

Faktorët që lidhen me infeksionet

Pulpa preket më shpesh nga mikrobet që depërtojnë në të nëpërmjet defekteve te smaltit apo dentinës duke e prekur dhe inflamuar atë. Rrallëherë mikrobet mund të depërtojnë nga rruga paradontale,ku në këtë rast kalojnë nga foramen apikale dhe japin dëmtim të pulpës që quhen pulpite ashendente apo retro.

Faktoret traumatikë

Traumat e forta, të menjëhershme të dhëmbëve, goditjet, rrëzimet aksidentale mund të shkaktojnë thyerje të kurorës së dhëmbit me hapje apo zbulim të pulpës. Po ashtu edhe traumat e vazhdueshme që përsëriten mund të shkaktojnë pulpit (profesionale,mbajtja e instrumentave të fortë midis dhëmbëve, abrazioni, bruksizmi.)

Faktoret kimike dhe fizike

Këtu përfshihen pulpitet e shkaktuara si rrjedhojë e ndikimit negativ të materialeve të mbushjes, dezinfenktantëve, nxehtësise së shkaktuar nga freza, presioni etj.

Klinika e pulpiteve

Pulpiti shfaqet me dhimbje spontane që përgjithësisht fillojne naten, në formë krize me ndërprerje të gjata. I sëmuri është në gjendje të përcaktoje dhëmbin e sëmurë. Ne ekzaminimin në klinikë konstatojmë zgaver karioze me dentinë të zbutur, me dhome pulpare të mbyllur ose të hapur dhe ndonjëherë edhe me dhimbje në trokitje.

Mjekimi i pulpiteve

Mjekimi I pulpiteve konsiston nq heqjen e pulpqs sq koronqs dhe atq të kanaleve. Ndërhyrja bëhet nën efektin e anestezisë dhe shoqërohet pa dhimbje.  Pas pastrimit te kanaleve nga mbetjet pulpare bëhet mbushja e tyre me materialet përkatëse për mbushjen e kanaleve. Ne seancën e radhës bëhet edhe mbushja e sipërfaqes se dhëmbit.