Pedodontia është sektori i stomatologjisë që kujdeset për dhëmbët e fëmijëve. Vëmëndja i kushtohet parandalimit të dëmtimit të dhëmbëve që shkaktohet nga kariesi nëpërmjet edukimit për higjenën e kavitetit oral, këshillave për dietën e duhur, aplikimit të fluorit dhe të silanizimit të dhëmballëve.
Jemi krenare per zgjidhjet mjekësore, kujdesin ndaj pacientëve dhe sterilizimin që ofrojmë në klinikën tonë. Të gjitha llojet e problemeve të shëndetit të gojës, mbulohen nga ekipi i specializuar i mjekëve. Mund të jetë vërtetë shumë stresuese të vizitoni dentistin por mos ngurroni, shërbimet tona janë afatgjata dhe të sigurta, për këtë ju ofrojmë garanci.