Ortopedia-eshte fusha e cila që merret me zëvendësimin e dhëmbëve që mungojnë në kavitetin oral. Me termin proteza dentare kuptohet një sërë opsione të trajtimit, ndërmjet të cilave zgjidhet sëbashku me pacientin, duke programuar zgjidhjen më të volitshmen si për nga ana funksionale dhe estetike për të.Tipet e protezave janë të lëvizshme dhe fikse, kjo e fundit bëhet kur proteza ngjitet në dhëmbët natural apo dhe implante, ndërsa proteza e lëvizshme mbështetet në gingivën e pacientit që do të thotë që ai mund ta lëvizi atë.
Jemi krenare per zgjidhjet mjekësore, kujdesin ndaj pacientëve dhe sterilizimin që ofrojmë në klinikën tonë. Të gjitha llojet e problemeve të shëndetit të gojës, mbulohen nga ekipi i specializuar i mjekëve. Mund të jetë vërtetë shumë stresuese të vizitoni dentistin por mos ngurroni, shërbimet tona janë afatgjata dhe të sigurta, për këtë ju ofrojmë garanci.