Ortodonci

Ortodoncia është ajo fushë e stomatologjisë qe konsiston ne diagnostikimin, parandalimin dhe trajtimin e keqkafshimit,e cila mendohet si anomali e drejtimit te dhembeve. Tashme po merr gjithnjë e më shumë rëndësi si funksion parandalues tek  disa tipe të keqkafshimeve të diagnostikuara në moshën 8-9 vjecare si:

kafshime të kryqëzuara anësore dhe/ose ballore dhe të shoqëruara me një rritje të ngadaltë të maksilës, kafshim i thellë, zhvillim jo i mjaftueshëm i mandibulës të shoqëruar  me avanzimin përpara të maksilës ose kur harkata superiore ndodhet shumë e avanzuar në krahasim me harkatën inferiore. Ortodontia interceptive ka një rezultat shumë të lartë kur fëmijët kanë ende dhëmbët e qumështit krahasuar kjo kur atyre ju dalin dhëmbët e përhershëm. Kjo do të thotë që  problemi jo vetëm bëhet më i vështirë por ndodh që dhe të mos jetë i zgjidhshëm plotësisht. Qëllimi i trajtimit ortodontik është korrigjimi i keqkafshimit me komponent skeletrik, i cili në moshën që fëmija është ende në zhvillim riekuilibron rritjen dhe në të njëjtën kohë thjeshtëson trajtimin në denticionin e përhershëm. Të korrigjosh një keqkafshim, është e rëndësishme jo vetëm për shëndetin e pacientit, por edhe për të pasur një gojë të bukur që ka një impakt social të rëndësishëm në ditët e sotme.Drejtimi i dhembeve mund te zgjidhet me aparate te levizshme apo me aparate fikse si braketat metalike apo braketat qeramike.

Sistemi Damon i braketave-është një mënyrë krejt e re e trajtimit të pacientëve. Sistemi përmban pajisje vetë-lidhëse që janë provuar se zvogëlojnë kohën e trajtimit, japin rezultate të jashtëzakonshme dhe përmirësojnë ndjeshëm rehatinë e pacientit.

Lip Bumper- Qëllimi I këtij aparati është të mbajë molarët e poshtëm mbrapa duke lejuar dhëmbët e përparmë të lëvizin përpara duke krijuar hapesirë për dhëmbët e grumbulluar. Kjo ndodh pasi lip bumper mban buzën larg frontalëve të poshtëm, duke mos lejuar presionin e buzes dhe mjekrës të veprojë mbi dhëmbë.

Ky aparat nuk lejon molarët të rrëshqasin përpara kur humbim dhëmbët e qumështit para kohës së caktuar.

Lip bumper është një aparat minimal, i cili nuk ndikon në të folur apo ushqyerje. Kohëzgjatja e mbajtjes së tij varet nga grada e grumbullimit të dhëmbëve dhe koha e daljes së premolarëve.

Quad Helix-I ngjashëm me zgjeruesin maksilar, është një aparat fiks që shërben për të zgjeruar harkun e sipërm në rastet e grumbullimit të dhëmbëve apo kafshimit të kryqëzuar. Ky aparat mbahet përafërsisht 3-6 muaj, sipas rastit.

Twin Block- qëllimi i tij është të zgjasë nofullën e poshtme duke e pozicionuar atë përpara. Është i përbërë nga dy aparate, një në nofullën e sipërme dhe një në nofullën e poshtme. Tëin Block është një nga aparatet më të mira për të zhvilluar kockat e nofullave në madhesi, formë dhe pozicionin e tyre korrekt. Ky aparat mbahet 9 muaj ose më shumë në varësi të rastit individual të pacientit dhe faktorëve si mosha, rritja, bashkëpunimi pacientit, frymëmarrja orale etj.

Butoni Nance-qëllimi i këtij aparati është ruajtja e hapësirës duke parandaluar molarët të lëvizin përpara. Është një aparat fiks i vendosur në qiellzë dhe mjaft I rehatshëm për pacientin.