Këshillat dentare për pacientë me probleme kardiake:

Këshillat dentare për pacientë me probleme kardiake:

  • Tregojini dentistit tuaj menjëherë për llojin e problematikës, llojin dhe dozimin e mjekimit të marrë.
  • Ndërhyrjet të cilave do t’ju nënshtroheni, janë të shkurtra, pa dhimbje dhe nën ajrosje të mirë.
  • Asnjë ndërhyrje kirurgjikale nuk performohet pa kaluar 6 muaj nga ndërhyrja në zemër ose infarkti i saj.
  • Ushqehuni mirë, evitoni yndyrat dhe kryeni sa më shumë aktivitet fizik.
  • Nëse keni ankth dhe stres, mund të kaloni te dentisti për një konsultë, por mbi ju nuk do të kryhet asnjë veprim.
  • Medikamentet që merrni mund të kenë shumë efekte në gojë si psh: gjakosje të mishrave, tharje të mukozave, arome të pakëndshme. Ju lutemi, siguroni një higjienë të mirë!