Këshilla Dentare

Veset qe demtojne dhembet tuaj

A po i shkatërroni dhëmbët tuaj pa e kuptuar?  Mund të jeni duke e bërë këtë nëse hani thonjtë apo këpusni etiketat dhe pjesët plastike me dhëmbë. Do ishte mirë të ndiqnit këshillën tonë: “Lani dhëmbët dy herë në ditë,përdorni fillin dentar,shkoni për vizitë kontrolli tek dentisti juaj dhe përdorni një dietë të balancuar ushqimore.” […]

Patologjite e dhemballes se pjekurise

Dhëmballa e tretë apo e ashtuquajtura dhëmballa e pjekurisë  shfaqet në arkadën dentare tek femrat rreth moshës 19 vjecare dhe te meshkujt rreth moshës 20 vjecare. Shenjat e para në grafi të kësaj dhëmballe mund ti gjejmë që në moshën 8 vjecare kur ajo është në fazat e para të zhvillimit të saj. Ky dhëmb […]

Pulpitet

Patologjitë pulpare ose pulpitet janë sëmundje të pulpës së dhëmbëve që takohen shumë shpesh në praktikën e përditshme dhe që kryesisht shoqërohen me dhimbje të forta. Pulpa e dhëmbit është një masë konjuktivo-vaskulare me origjinë mezenkimatoze. Ajo shtrihet në kurorën e dhëmbit dhe në kanalet e rrënjëve. Pulpitet vijne nga shkaqe të ndryshme si: Faktorët […]

Kariesi Dentar

Kariesi Dentar është një shkatërrim dentar i dhëmbit që shkakton prishjen e tij. Karakterizohet me shkatërrimin e indeve të forta të dhëmbëve duke filluar nga sipërfaqja e duke vazhduar nw thellësi dhe duke përfunduar me formimin e një zgavre në siperfaqen përtypëse ose në ato anësore të dhëmbëve dhe dhëmballeve. Kjo është sëmundja më e [...]

Silantet

Silantët janë veshje plastike të holla të aplikuara në sipërfaqet përtypëse të dhëmbëve posteriorë. Arsyeja kryesore e aplikimit të silanteve është parandalimi i prishjes së dhëmbëve. Fluori në pastat e dhëmbëve mbron sipërfaqet e lëmuara të dhëmbëve, por dhëmbët e pasmë kanë nevojë për mbrojtje shtesë. Silantet mbushin të thelluarat në sipërfaqet përtypëse duke eleminuar […]

Si te zvogeloni rrezikun e kariesit dentar

Kariesi dentar është një sëmundje komplekse që shkaktohet nga bakterie, dhe mund të lidhet me faktorë të rëndësishëm si konsumimi i ushqimeve dhe pijeve, larja e dhëmbëve dhe përdorimi i fillit si dhe nga vullneti juaj për të mbajtur dhëmbët e shëndetshëm. Shumë njerëz mendojnë se dhëmbët e kariuar (të prishur) janë normal dhe nuk […]

Semundjet Periodontale

Fjala periodont ka kuptim “përreth dhëmbit”. Sëmundjet periodontale janë infeksione serioze bakteriale që shkatërrojnë fibrat lidhëse dhe kockën ku mbështeten dhëmbët. Në rreth 20-30 % të pacientëve mund të shfaqen forma të avancuara të sëmundjeve periodontale të cilat nëse nuk trajtohen sjellin humbje të dhëmbëve. Shkaktari kryesor i sëmundjeve periodontale është infeksioni nga pllaka bakteriale, […]

Keshilla per femijet tuaj

Dhëmbët e përkohshëm janë njësoj të rëndësishëm si dhëmbët e përhershëm. Fëmijët kanë nevojë për dhëmbë të shëndetshëm të cilët i ndihmojnë ata të ushqehen dhe të flasin në mënyrë të rregullt. Gjithashtu dhëmbët e qumështit ruajnë hapësirat për dhëmbët e përhershëm. Humbja para kohe e një dhëmbi të qumështit do të sillte çrregullim në […]

Implantet

Implantet në ditët e sotme përdoren për zëvendësimin e dhëmbëve që mungojnë në arkadën dentare. Me implant kuptojmë një vidë të vendosur në kockën alveolare të nofullës, e cila inkorporohet me të në një periudhë prej 3-6 muajsh. Në njëfarë mënyre, ai shërben si zëvendësues i rrënjës së dhëmbit që mungon. Është kjo “rrënjë artificiale” […]

Këshilla dentare për pacientët nën trajtim ortodontik

Kujdes me të ushqyerin. Ushqimet e forta duhen prerë e copëtuar në pjesë të vogla. Përkujdesja për higjienën duhet të jetë më maksimale se kurrë. Përveç larjes normale, domosdoshmërisht duhet të përdorni dhe furçat interdentare. Dhëmbët prishen më shpejt kur keni braketa, pasi higjiena është më e vështirë për t’u arritur. Jo çamçakëz dhe ushqime […]

Këshillat dentare për pacientë me probleme kardiake:

Tregojini dentistit tuaj menjëherë për llojin e problematikës, llojin dhe dozimin e mjekimit të marrë. Ndërhyrjet të cilave do t’ju nënshtroheni, janë të shkurtra, pa dhimbje dhe nën ajrosje të mirë. Asnjë ndërhyrje kirurgjikale nuk performohet pa kaluar 6 muaj nga ndërhyrja në zemër ose infarkti i saj. Ushqehuni mirë, evitoni yndyrat dhe kryeni sa […]

Këshilla dentare për gratë shtatzëna

Rrisni konsumin e kalciumit, magnezit, fluorit dhe sa më shumë ushqime te pasura në fibra, kripera minerale, proteina e karbohidrate…

Këshilla dentare për diabetikët

Këshilla dentare për diabetikët

Këshilla dentare për të rriturit

Përdorni një varietet me ushqime të shëndetshme…

Këshilla dentare për të rinjtë

Eleminimi i sheqernave ,pijeve dhe ushqimeve te sheqerosura brenda vaktit…