Këshilla dentare për pacientët nën trajtim ortodontik

Këshilla dentare për pacientët nën trajtim ortodontik

  • Kujdes me të ushqyerin. Ushqimet e forta duhen prerë e copëtuar në pjesë të vogla.
  • Përkujdesja për higjienën duhet të jetë më maksimale se kurrë. Përveç larjes normale, domosdoshmërisht duhet të përdorni dhe furçat interdentare. Dhëmbët prishen më shpejt kur keni braketa, pasi higjiena është më e vështirë për t’u arritur.
  • Jo çamçakëz dhe ushqime të ngjitshme të cilat mund të shkëpusin braketat.
  • Sa më shpesh t’ju bien braketat, aq më shumë zgjatet trajtimi dhe natyrisht komprometohet rezultati final.
  • Mund të keni pak dhimbje pas vendosjes së braketave. Rrini të qetë! Kalon shpejt!
  • Nëse ju jepen elastike, mësojini si duhen vendosur dhe kujdesuni të mos i ngatërroni!