Implantologjia

Implantologjia

Implantet jane “vida” prej titanium te cilat vendosen ne menyre kirurgjikale ne kocken alveolare poshte nivelit te gingives dhe mundesojne vendosjen e punimeve protetike mbi to si koronat apo urat. Nje nga perfitimet madhore te implanteve qendron ne faktin qe per te zevendesuar nje apo disa dhembe ju nuk duhet te mbeshteteni ne dhembet e tjere egzistues.

Nese po mendoni te vendosni implant, ju duhet te keni gingiva te shendetshme dhe kocke te mjaftueshme per te suportuar implantin. Nese kocka juaj nuk mjafton ose eshte e holle atehere mund te realizohet edhe shtim kockor gjate ose perpara vendosjes se implantit.  Gjithashtu nese ne nofullen e siperme nuk keni lartesi te mjaftueshme te kockes apo sinusi eshte shume afer me zonen e nderhyrjes mund te duhet te kryejme edhe proceduren e ngritjes se sinusit.

Disa nga tipet e implanteve te realizuara tek ne shpjegohen me poshte:


Implantet e menjehershme

Nje nga veshtiresite qe mund te hasim ne vendosjne e implanteve dentare eshte kohezgjatja e trajtimit. Ne rastet kur extraktohet nje dhembe zakonisht duhet te pritet 6-8 muaj per te vendosur implantin ne menyre qe te kemi sherim te plote te kockes alveolare ku do te vendoset.

Por kohet e fundit kjo mund te mos jete me e nevojshme pasi eshte permiresuar goxha cilesia e implanteve dhe e teknikave kirurgjikale te vendosjes se tyre. Tashme eshte e mundur te vendoset implanti menjehere pas ekstraksionit te dhembit dhe te kemi te njejtin sukses si ne rastet kur presim sherim te plote te kockes. Cdo gje tashme mund te behet ne nje seance dhe te pritet vetem 4 muaj per vendosjen e korones mbi implant.

Procedura mund te kryhet sigurisht nese nuk kemi inflamacion te rrenjes si dhe nese kemi kocke te mjaftueshme perreth dhembit qe do ekstraktohet, ne menyre qe te kemi stabilitet te menjehershem te implantit. Per kete eshte e rendesishme qe te kemi nje grafi paraoperatore 3D, ku shikojme qarte kocken rrethuese si dhe kushtet e saj per implantim. Ne disa raste alveola qe ngelet pas extraxionit te dhembit mund te jete me e gjere se hapesira e nevojshme per vendosjen e implantit,por kjo nuk perben problem pasi kjo hapesire e mbetur mund te mbushet me kocke artificiale dhe mbi te te vendoset nje tape sherimi e personalizuar e cila mban te stabilizuar graftitn kockor si dhe lejon sherim te plote te indeve te buta.

Vendosja e menjehershme e implanteve eshte nje procedure e parapelqyer nga pacientet pasi eleminon nevojen per nje nderhyrje kirurgjikale te dyte si dhe ul kohen e trajtimit ne menyre te konsiderueshme.

Me kete metode pacienti mund te kryeje punimet ortopedike mbi implant pas kater muajsh ,kohe e shkurter kjo ne krahasim me metoden tradicionale e cila kerkon 8 muaj kohe si dhe dy nderhyrje kirurgjikale.


Implante me ngarkese të menjëhershme

Kohet e fundit zevendesimi I elementeve dentare te vetem mund te kryhet  edhe me implante te karikuar ne menyre te menjehershme. Kjo mund te realizohet nese kemi kushte te pershtatshme te kockes alveolare dhe te indeve te buta te cilat rrethojne implantin. Sigurisht qe kjo zgjidhje vendoset pas konsultes me kirurgun, studimit te grafive dhe egzaminimit klinik.

Perben nje avantazh te madh sidomos per pacientet te cilet e kane te kufizuar kohen e paraqitjes ne klinike. Sukseset e kesaj metode jane te larta, por  te lidhura ngushte edhe me shendetin fizik te mire te pacientit dhe higjenen e dhembeve.

*Preferohet qe pacienti te mos jete duhanpires.


Implantet e shoqeruara me ngritje sinusi

Ngritja e sinusit eshte nje nderhyrje qe ka si qellim te shtoj kocke ne nofullen e siperme ne zonen e dhemballeve dhe te paradhemballeve ne rastet kur ajo mungon. Kocka shtohet ne hapesiren midis nofulles dhe sinuseve maksilare te cilet ndodhen ne te dy anet e fytyres,anash hundes.

Kjo nderhyrje kryhet kur kemi mungese te kockes alveolare si pasoje e heqjes se hershme te dhembeve(vete dhembet sherbejne si ruajtes te kockes rrethuese, ne momentin kur dhembi extraktohet reduktohet edhe niveli I kockes qe e rrethonte ate), semundjeve paradontale, ose anatomise individuale te sinusit tek individe te ndryshem.

Procedura kryhet nga kirurgu jone maksilofacial dhe konsiston ne ngritjen e membranes se sinusit me lart dhe shtimit te kockes artificiale ne hapesiren e re te krijuar. Implanti mund te vendoset ne te njejten procedure ne rastet e lehta, ndersa ne rastet me te komplikuara preferohet te pritet deri ne 4 muaj per te vendosur implantet.

Pas nderhyrjes mund te keni pak enjtje por eshte normale. Eshte e rendesishme te mos shfryni hundet fort si dhe te shmangni teshtitjet. Nese vuani nga alergjite nderhyrja kryhet ne fazen joaktive te alergjise.


Shtim kockor/Rritje kockore

Shtimi I graftit kockor eshte nje procedure qe konsiston ne zevendesimin dhe rigjenerimin e kockes se humbur. Nese dhembi ka rene si pasoje e traumes apo prishjes massive, kemi edhe humbje te nivelit te kockes qe rrethonte dikur dhembin. Grafti kockor krijon nje baze me solide per implantin ne keto raste.

Procedura kryhet nga kirurgu dhe konsiston ne shtimin e kockes ne zonat ku ajo ka humbur. Mbas disa muajsh vendoset implanti ne zonen ku tashme kemi nivel kockor me te larte se ne fillim. Procedura me pas eshte e njejte si me implantet e tjera tradicionale.

Pas nderhyrjes mund te keni shqetesime te vogla si enjtje te gingives, pak hemoragji por pergjithesisht keto jane efekte anesore te cilat kalojne shpejt. E rendesishme eshte te mos konsumoni ushqime te forta gjate periudhes se sherimit ne menyre qe ti lini graftit mundesine te osteointegrohet.