Pacientët në distance

Çfarë duhet të kenë pacientët për të na kontaktuar nëpërmjet adresës së emailit:

1-Anamneza:
a. Pacienti duhet të përshkruajë qartë llojin e ndërhyrjes/ndërhyrjeve apo qëllimin përse dëshiron të bëjë trajtime të zgjedhura nga vetë ai.
b. Pacienti duhet të përshkruajë gjendjen e tij të përgjithshme shëndetësore; nëse vuan apo jo nga sëmundje të ndryshme: mjekimet (emërtim, dozë, kohëzgjatje); ndëhyrjet kirurgjikale të përgjithshme të kryera së fundmi, nëse ka alergji apo probleme specifike dhe jetësore me shëndetin
c. Pacienti duhet të përshkruajë kohën në dispozicion. Ndërhyrje të ndryshme kanë kohëzgjatje të ndryshme. Rrjedhimisht, për të arritur rezultatin maksimal në trajtim duhet të bëjmë një llogaritje të saktë të kohës që kërkohet ,duke iu përshtatur sigurisht disponibilitetit të pacientit.

2-Grafi dentare Panoramike:
Element thelbësor në vendosjen e diagnozës përfundimtare. Stafi i Klinikës e studion me imtësi, bën matjet e nevojshme dhe konkludon në tipologjinë e ndërhyrjeve që duhen kryer, mënyrën, kohëzgjatjen si dhe çmimin përfundimtar të trajtimit.

3-Scanner Dentar
Në rastet kur problematika është e shumëllojshme,si dhe kërkohet një gërshetim i disiplinave kryesisht kirurgjikale masive, në afërsi me struktura jetike të nofullave/kockave të kafkës, na duhet një studim më i hollësishëm i cili sigurohet nëpërmjet Scannerit Dental.

4-Informacion i përgjithshëm
Mënyra e kontaktit (numër telefoni, e-mail) dhe gjithë format e tjera që duhen plotësuar për transaksionet bankare dhe likujdimin fiskal.